Lorenc Vangjeli: Neser priten fakte te tjera per pergjimet ndaj Vangjush Dakos

2018-05-09 2

Pas akuzave që bëri sot kryetari i PD Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, të tjera fakte të rëndësishme pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vijim.

?Kjo çështje do të ketë surpriza dhe shumë shpejt?. Ky është paralajmërimi që ka bërë analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit ?Opinion? në Tv Klan.

Sipas Lorenc Vangjelit, bëhet fjalë për një shërbim të huaj që ka përgjuar disa persona për një ngjarje kriminale dhe në rrjetën e përgjimeve ka rënë edhe Vangjush Dako. Blendi Fevziu tha se sipas informacioneve të tij, në përgjime është dëgjuar Vangjush Dako të flasë me persona me precedent penal për vjedhje të votave në zgjedhje.
Por analisti Vangjeli shtoi se nuk bëhet fjalë vetëm për blerjen e votave.

?Diku nga fillimi i Majit, është një çështje që ka gjashtë muaj që ndiqet. Skaji i segmentit është Prishtina dhe përfundon Durrësi, por edhe porti. Nuk është çështje primare ajo e zgjedhjeve. Ka të bëjë me problematika të ndryshme në Portin e Durrësit, të tjetërsimit të pronave dhe dyshime për marrëveshje me elementë kriminalë. Nuk ka një hetim direkt ndaj z.Dako, por ka dyshime të arsyeshme që kanë lindur në bazë të kontakteve të vazhdueshme që ai ka pasur me disa personazhe të tillë problematikë. Asgjë nuk është e konfirmuar, ndoshta ka të bëjë me çështje trafiqesh të cilat përfundonin në Portin e Durrësit me krijim lehtësirash, veprimtari ekonomike etj.
Di që në ditët në vijim, kam përshtypjen duke filluar që nga nesër e pasnesër do të ketë edhe fakte të tjera të cilat Basha do t?i vëjë në dispozicion të publikut. Ka një dosje të cilën unë do të isha shumë kureshtar të dija se si e ka siguruar?, ka deklaruar ndër të tjera analisti Lorenc Vangjeli.

Ndërkohë, për këtë çështje Blendi Fevziu u shpreh se këto hetime dhe përgjime kanë nisur nga Kosova, ku ndodhet një shërbim partner, që është EULEX-i.

Edhe gazetarët Trashëgim Sokolaj dhe Anduena Llabani u shprehën se kanë marrë informacion sot për një dosje të tillë që ndodhet tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nuk ende asnjë hetim zyrtar ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Kujtojmë se ka qenë Lulzim Basha që sot akuzoi publikisht Vangjush Dakon se është kapur në përgjime nga partnerët ndërkombëtarë duke blerë vota.