Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Historia e Brajanit dhe Afrimit, janë nga ato histori që mund t'i ndeshim në kryeqytet, në Laç apo në zona të tilla rurale.
Janë eksperienca jetësore prej të cilave ata sot kanë mësuar më shumë; nga një e djeshme më e vështirë. Afrimi ka punuar që 12 vjeç në një loto, që siç thotë ai mes një ambienti ku konsumohej drogë dhe kur fjalët fyese, aspak të denja për një fëmijë, ishin rutinë të një komunikimit të personave që gjendeshin atyre.
Afrimi: Që në moshën 12 vjeçare kam punuar në një loto dhe kam takuar persona nga më të ndryshëm. Fyerjet u bënë familjare. U ambientuam me aromën e hashashit dhe kështu e kaluam si diçka normale. Ai ishte diçka normale? Sigurisht që nuk ishte.
Punonte për të fituar të ardhura, megjithëse nuk mohon se arsyeja po e fortë është të ishte pjesë e një mentalitetit prej të forti-siç shprehet ai.
Afrimi: Ndonjëherë për të fituar të ardhura, ndonjëherë edhe për t?u përshtatur me atë ambientin sepse duke qëndruar vetëm brenda apo vetëm me shokët nuk bëhesh i fortë sa duhet për t?u përballur me realitetin e sotëm.
Brajani ka lindur dhe është rritur në Greqi. Para disa viteve është kthyer në Shqipëri dhe vazhdon studimet në një shkollë jo publike. Është ndeshur me fenomene të dhunës verbale, emocionale dhe bullizëm. Djali i një familje emigrante është ndjer më i fyer në vendin e origjinës së tij, se sa atje ku kaloi vitet e para të jetës.
Brajani: Fillimi si çdo fillim në jetë është shumë i vështirë edhe i imi kur erdha në Shqipëri ishte shumë i vështirë. Fjala grek ishte shumë e zhvilluar. Unë isha shqiptar. Në Greqi më thoshin shqiptar dhe ndihesha krenar, kurse në vendin tim më thoshin grek është pak ironike. Ndodh që ta korrigjosh mësuesin dhe të thonë fole edhe ky greku. Me kalimin e kohës edhe ata e kuptojnë se kush është e vërteta dhe të japin mundësinë për të treguar veten kush je.
Kisha e Shna Ndout-vendi i një pelegrinazhi të shenjtë është kthyer edhe në një destiancion të fëmijëve; të cilët lënë mësimin për disa orë kryesisht të martave për të shitur qirinj. Ky fenomen është ndeshur shpesh nga mësuesi Dorian Ulaj.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/brajan-dhe-afrimi-historite-jetesore-te-dy-te-rinjeve