Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka filluar zyrtarisht edicioni i 12 i festivalit ndërkombëtar të filmit për të rinj dhe fëmijë, Giffoni Shqipëria. Në 4 ditë do të shfaqen 8 filma, mes tyre 4 shqiptarë.
250 nxënës nuk janë ftuar thjesht për të parë filmin, por janë të gjithë juri. Një risi kjo që vendoset për herë të parë. Fëmijët kanë ndjekur filmin e parë një prodhim kinematografik gjerman me titull ?AT EYE LEVEL? dhe me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf.
?Ky film përmend shumë tema sociale.?
Por filmi i dytë, një produksion lituanez me regji të Renars Vimba, u gjykua nga një tjetër juri, po aq e madhe që mbushi një sallë të tërë me 250 nxënës të tjerë.
Nxënës: Gjithmonë është dikush që do na qëndrojë pranë pavarësisht gjithckaje, sado të pistë të jemi brenda.
Në ceremoninë e hapjes së evenimentit kanë marrë pjesë personalitete te ndryshme te artit, kinematografisë, kulturës.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/giffoni-albania-zhvillohet-edicioni-i-12-te-i-festivalit-te-filmit-te-rinj