Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, e ftuar në studion e Report TV, zëvendës ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka folur në lidhje me të drejtat e fëmijëve, problematikat që ato kanë si dhe ka shpalosur strategjitë që ka planifikuar ministria e Arsimit për fëmijët në të gjithë Shqipërinë.
Ajo ka folur dhe për strategjitë dhe projektet imediate që shqetësojnë fëmijët, por një nga problematikat kryesore është mungesa e librave nëpër bibliotekat e qyteteve. Kjo problematikë në pikëpamjen e Shahinit, kërkon ndërhyrjen e menjëhershme dhe të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjithashtu Shahini ka folur për mundësinë e rikthimit të shkollave që të shërbejnë si qendra komunitare , të krijohen ambientet për fëmijët si dhe kjo hapësirë duhet të jetë e tëra për nxënësit dhe të përkthehet në shërbim të plotë dhe efektiv.
Intervista e plotë e zëvëndësministres së Arsimit, Besa Shahini në Report TV:
Rëndësia e këtij aktivitetit i ditës së sotme, ndoshta vlen pë t?u fokusuar fillimisht këtu?
Po patjetër, ju falënderoj për ftesën. Shqipëria është pjesë e Konventës ndërkombëtare pë të drejtat e gfëmijëve në OKB. Një pjesë e kësaj konvente është përhapja e informacionet sa më e gjerë për fëmijët. Sot kemi patur një aktivitet në Laç. Besoj se edhe ti po më pyet për këtë?Ishte në fakt një aktivitet i lezetshëm, pasi fëmijët kishin realizuar disa video dhe kishin përgatit një prezantimi të gjendjes se si jetojnë dhe si shkojnë në shkollë dhe punojnë. Bashkëbiseduam aty në lidhje me atë që ministria e Arsimit si duhet të përmbush detyrimet e saj. Ata kishin bërë disa kërkesa për ministrinë e Arsimit.
Ku konsistojnë këto kërkesa që po thoni?
Kërkesat ishin të vendosura në katër fusha kryesore, dhe na erdhi mirë që diskutimet që kemi patur për buxhetin dhe do të fokusohen për buzhetin dhe ne i kishim paraprijë kësaj pune. Një ishte që të krijoheshin shkollat si qendër komunitare. Kjo është kur fëmijët kur të mbarojnë shkollën paradite të kenë mundësinë të jenë pasdite të kenë aktivitete ekstrakurrikulare dhe krijohet një lidhje e fëmijëve me shkollën dhe është një mundësi që fëmijët të largohen nga kushtet e rrugës.Ne e kemi parashikuar që në vitin 2018 rreth 50 shkolla që të hapen dhe 220 që ekzistojnë momentalisht. Disa në bashkëpunim me organizata joqeveritare dhe disa ne, por mirëpo po rritet shkollat si qendra komunitare. Një tjetër kërkesë ishte dhe më erdhi dhe më erdhi mirë që iu dhash përgjigje aty. Fëmijët me nevojat të veçanta kanë nevojë për një asistencë, pra një mësues ndihmës që i ndihmon për mësimet dhe për lëvizjet nëse kanë vështirësi. Këtë vit janë trajnu rreth 300 mësues ndihmës, por ne vijim do të planifikojmë që të trajnojmë edhe 300 të tjerë. Të trajnohen dhe të vendosen në shkollat që kanë më shumë nevojë. Kjo nuk është e mjaftueshme, por është një hap i mbarë.