Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Procesi mësimor në shkollën e mesme të Shupeznës ?Rifat Manjani? në Bulqizë, ku të premten u asfiksuan rreth 60 nxënës nuk do të nisë para dites së enjte të kësaj jave
Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur të mbajë të mbyllur edhe për tre ditë gjimanzin, kohë e cila sipas burimeve do të përdoret për të ritestuar kaldajën me pelet që dyshohet se u bë shkak për asfiksimin e nxënësve.
Kjo kohë do të përdoret gjithashtu për të matur nivelin e ndotjes brenda ambienteve të shkollës me këto aparatura të veçanta që u vendosën aty që ditën e shtunë.
Sipas rregullores, aparaturat duhet të qëndrojnë për pesë ditë në punë, çka korrespondon me ditën e enjte.
Ndërkohë këtë të hënë pranë shkollës u ndërhy për zhvendosjen e oxhakut të pastrimit nga ambientet e brendshme në ato të jashtme.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/asfiksimi-i-nxenesve-pezullohet-edhe-tre-dite-mesimi-ne-shupenze