Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë zie për artin shqiptar është konsideruar prej artistëve ndarja nga jeta në moshën 63 vjeçare të kompozitorit Aleksandër Lalo. Homazhe në nderim të njeriut që i dha stilin e tij unik muzikës shqiptare kanë bërë politikanë, miq të tij por dhe mjaft artëdashës.
Familjarë, miq dhe personalitete të shumta i kanë bërë nderimet e fundit kompozitorit të madh shqiptar, Aleksandër Lalo, i cili u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare.
Krerët e politikës e kanë konsideruar një humbje të madhe për artin dhe muzikën shqiptare.
Kolegët të cilët ishin njëherazi dhe miqtë e artistit si kompozitori Enver Shëngjergji dhe Justina Alija thanë se Lalo ishte jo vetën një artist dhe njeri i madh i cili nuk dinte të bënte kompromise me artin e tij por se dinte të tallej me elegancë dhe përballë momenteve të errëta që diktatura solli.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/sot-homazhet-dhe-lamtumira-kompozitorin-aleksander-lalo