Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar nen për nen paketën fiskale për vitin e ardhshëm, ku është parashikuar vendosja e takës së banesës sipas vlerës së objektit, pavarësisht zonës ku është ndërtuar. Nga kjo tarifë do të përjashtohen 90 mijë familje ku përfshihen kryefamiljarët pensionistë, personat me ndihmë ekonomike, invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.
Blerina Gjylameti: Të ndërtesave të banimit të kryefamiljarëve që kanë pension pleqërie ose pension social, me banim në fshat ose qytet ku familja përbëhet vetëm nga pensionistët.-Ndërtesat e personave të verbër që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar ?Ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve të personave parapplegjikë dhe tetraplegjikë që nuk kanë anëtar të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.
Komisioni u përfshi nga debatet në lidhje përcaktimin e vlerës së banesave në bazë të së cilës do të mblidhet kjo taksë. Kreu i komisionit Erjon Braçe tha se vendosja e taksës mbi vlerën e tregut mund të sjellë abuzime. Ndërkohë që u zyrtarizua se do të mblidhet nëpërmjet OSHEE.
Braçe: Mund të ketë lajthitje sepse dikush në pallatin tim për të pastruar para do që ta rrisë çmimin nga 1 mijë në 1800 dhe ky është transaksion tregu.
Komisioni miratoi gjithashtu edhe një ndryshim të sjellë nga qeveria i cili rrit taksën për objektet me veprimtari ekonomike nga 0.15 që ishte propozimi fillestar në 0.2% pavarësisht kërkesës për përjashtimin e fasonëve.
Braçe: Shkalla e taksës me propozimin e bërë nga zoti ministër këtu për të çuar në 0.2 për qind për ndërtesën që përdoret për veprimtari ekonomike.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/paketa-fiskale-perjashtohen-nga-taksa-e-baneses-rreth-90-mije-familje