Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përmes një proteste të heshtur fëmijët, prindërit, mësuesit, organizatat që mbrojnë të drejtat e tyre u bënë thirrje autoritete qendrore dhe lokale për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie. Dy nga problematikat e evidentuara është ajo e punësimit në papajtueshmëri me ligjin dhe dhuna. Ndërsa ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se fëmijët janë e ardhmja dhe vetëm ligji në letër nuk mjafton.
Punësimi i fëmijëve është një shqetësimi më i madh që ngritën të miturit, mësuesit dhe grupet e interesit në ditën e drejtave të tyre. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare se sa prej të miturve kryesisht në zonat rurale janë të detyra të punojnë për të mbajtur familjen, ndërsa përsa i takon dhunës dhe probleme të tilla të ndeshura, world vizion raporton për 70% të të miturve të prekut në një nga format e dhunës. Në protestë i quajtur "Marshimi i Heshur", zhvilluar në Laç përmes pankartave u përcollën mesazhe të forta përsa i takon të drejtave të tyre.
Ambasadorja e BE Europian Romana Vlahutin, tha se bashkë me qeverinë shqiptarë po bëhn hapa në ndyshimet ligjore, por vetëm ligje të shkruara në letër nuk mjafton.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/marshimi-i-heshtur-ne-lac-qindra-femije-ne-proteste-te-drejtat-e-tyre