Ora News - Gati vettingu në polici, Xhafaj: Nuk kemi shifra, por informacionet janë të shumta

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Brendshme është në proces hartimi të ligjit të vettingut në polici si dhe të akteve nënligjore me të cilët do të vihet në zbatim. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, nënvizon se ende nuk ka shifra për efektivët që preken, por se informacionet janë të shumta.

Ligji për vettingun në Policinë e Shtetit, i cili pritet të nisë në muajin janar është ende në proces hartimi.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, thotë se së shpejti do të bëhen publike aktet nënligjore.

Xhafaj: Gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti.

Xhafaj tha se nuk mund të flasë me shifra se sa efektivë të policisë preken nga ky vetting.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/gati-vettingu-ne-polici-xhafaj-nuk-kemi-shifra-por-informacionet-jane-te-shumta