Report TV - Kukës, gjenden dy predha luftarake në lagjen nr 3, i zbuluan fëmijët

2018-05-09 6

Gjenden dy predha luftarake pranë dy pallateve në lagjen nr.3 të qytetit të Kukësit.
Predhat janë të kalibrit 80 dhe 120 mm dhe janë zbuluar nga fëmijët teksa luanin. Për shkak të rrezikshmërisë, policia ka evakuuar banorët e dy pallateve pranë vendit ku u zbuluan predhat, duke krijuar perimetrin e sigurisë. Pritet mbërritja e forcave xheniere nga Tirana për demontimin e predhave luftarake.