Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Forca e ligjit do të veprojë brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë. Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i cili garantoi luftë pa kompromis ndaj organizatave kriminale.
Çako: Forca e ligjit do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj në bashkëpunim me partnerët tanë. Që do të thotë luftë pa kompromis ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe sidomos organizatave të strukturuara kriminale.
I pyetur në lidhje me kërkesën e opozitës për dorëheqje, Çako tha:
?Nuk kam koment fatkeqësisht, sepse opozita atë punë ka?
Në lidhje me masat që policia po merr për sigurinë në rrugë Çako tha se po punohet intesivisht për të parandaluar aksidentet. Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes në qarkullim,ndërsa i kërkoi edhe bashkëpunim për të denoncuar policët që shkelin ligjin.
Çako: Policia e Shtetit do të vazhdojë të punojë ngushtësisht me të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë për të kapur standardet e BE në drejtimin e parandalimit të aksidenteve me pasoja në mënyrë rë vecantë ashtu sikurse po punon për kontrollin e lëvizjeve por edhe monitorimin më të gjithë ahpësirën e vendit tonë. Janë ngritur një sërë pikash nënstacione të policisë për të monitoruar kryesisht gjatë fundjavave ku shkelja e rregullave të qarkullimit ka qenë më e lartë se ditët e tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/siguria-ne-rruge-cako-masa-te-rrepta-kushdo-qe-shkel-rregullat