Basha: Vangjush Dako, peshku i madh - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar para medias se kryetari i nje prej bashkive me te rëndësishme te vendit, Vangjush Dako po hetohet pasi ka bashkëpunuar me grupe kriminale per te blere vota ne zgjedhjet e 25 qershorit.




?Vangjush Dako, është kapur në flagrancë duke bashkëpunuar me grupet kriminale më të rrezikshme të Durrësit, ku i kërkon të vjedhin dhe blejnë votat për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017. Shërbimet inteligjente, përfshirë edhe ato të vendeve partnere, e kanë kapur gafil Vangjush Dakon duke bërë pazare në telefon. Në këmbim të blerjes së votave dhe dhunimit të qytetarëve, Dako u premton kriminelëve tendera.?



Por Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po përpiqet te mbylle hetimet, duke transferuar prokurorin e çështjes, por sipas kryetarit te PD presioni i qeverise nuk mbaron këtu.



?Kjo është një nga çështjet ku mund të gjendet edhe arsyeja e dorëheqjes së papritur të Shefit të Shërbimit Inteligjent. Projekti i Edi Ramës për drejtësinë e kapur dhe të nënshtruar nuk po realizohet. Për këtë arsye, Edi Rama përdor mënyrat e tjera për të shpëtuar Gjushin dhe Gjushët e tjerë të partisë. Ai, me presionin kriminal, ka larguar prokurorin Anton Martini nga hetimi i çështjes, i cili është ?graduar? drejtues në Prokurorinë e Shkodrës.?



Per te gjitha këto, Basha i është drejtuar edhe prokurorit te përgjithshëm.



?Sot i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që t?u thotë qytetarëve nëse lëvizja e prokurorit Anton Martini është bërë apo jo nën presionin kriminal të Edi Ramës. Prokurorët kanë tabulatet telefonike ku Gjushi u premton grupeve kriminale tenderat bë këmbim të blerjes së votave. Ndaj drejtësia duhet të veprojë shpejt. ?Peshqit e mëdhenj? kanë rënë në rrjetë.?



Basha ka theksuar se PD sheh si te vetmen zgjidhje per situatën, largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e nje qeverie antimafia.