Gjykata e Krimeve të rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për Orest Sotën i arrestuar në 1 nëntor pasi në makinë iu gjeten 863 mije euro dhe 2 patentat e lundrimit të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Prokuroret Elisabeta Imeraj dhe Gent Osmani kanë qenë konkret në këtë seance së kujt i përkasin ato para. Sipas tyre shuma prej 863 mijë eurosh dyshohet se është e Saimir Tahirit dhe është produkt i aktiviteteve të paligjshme ku ai është përfshirë. Sipas hetuesve ish-ministri ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve duke i ndihmuar në trafikun e kanabisit drejt Italisë.
Në leximin e kërkesës prokurorisë sqaruan se gjatë numërimit të parave të sekuestruara janë gjetur edhe 250 euro false. Gjithashtu janë gjetur dy pasaporta detare në emër të bashkëshortes së ish-ministrit.
Për llogari të hetimit prokuroria ka pyetur deri tani 7 persona ndër ta dhe financieri i kompanisë ?Kurum? Aqif Shkalla. Ai ka sqaruar së Orest Sota apo babai i tij Lefter Sota nuk kishte për të lënë garanci për ndonjë ngarkesë me hekur, pasi kompania nuk pranon pagesa në kesh, por vetëm me anë të bankës.
Por mbrojtja e Orest Sotës ka sjelle para gjykatës disa prova ndër to edhe përgjime ambientale të kryera në policinë e Elbasanit mes Sotës dhe Leonard Almets personi që e shoqëronte makinën. Në to Sota i thotë se çfarë donin patentat në makinën e tij. Almeta i sqaron se duhet t?i ketë harruar Genti Caka shofer i ish-ministrit Tahiri. Në përgjimin mes Almets dhe Cakës, ky i fundit i thotë se i ka harruar ai në kroskotin e makinës dhe se Oresti nuk kishte faj për këtë.
Provë tjetër që ka dorëzuar avokati është një komunikim që biznesmeni Lefter Sota ka pasur me drejtuesit e kompanisë Kurum. Në këtë komunikim biznesmeni kërkon që të lërë garanci 863 mije euro për një sasi hekuri prej 4 mijë tonë. Sipas mbrojtjes kjo është pranuar dhe në datën 1 nëntor ai ka nisur të birin për në Elbasan për të dorëzuar parat.
Tjetër provë është dhe komunkimi që Orest Sota ka patur me babanë e tij dinte arrestimin, ku ky i fundit i ka dërguar numrin e Josuf Kurum të cilit duhet t?i dorëzonte parat. Gjithashtu sipas avokatëve biznesmeni i ka pasur kursime të vetat shumën e parave e cila buron nga shitja e disa askioneve të një banke në vitin 2007 në vlerën e 1 milion e 100 mijë eurove. Këto para biznesmeni i mbante në shtëpi pasi i përdorte për kurimin e të shoqes në Gjermani./Tv Klan