Report TV - Kushtetuesja rrëzon padinë, ushtarakët: Çështja në Strasburg

2018-05-09 0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e shoqatës së ushtarakëve për shfuqizimin e një vendimi Unifikues të Gjykatës së Lartë, në lidhje me mënyrën e përllogaritjes së pensionit të parakohshëm. Ky qëndrim i gjykatës konsiderohet nga ushtarakët në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe me statusin e ushtarakut.
?Është një vendim i zgjatimit politik kundër ushtarakëve, ky vendim është në shkelje të Kushtetutës dhe në kundërshtim me statusin e ushtarakut. Përveç kësaj, Kushtetuesja ka marrë vendim në kundërshtim me dy vendimet e saj. Edhe e kanë mbrojtur këtë vendim, nenin 35, dhe tani dalin në kundërshtim me atë që kanë mbrojtur vetë. Kjo bie ndesh me ligjshmërinë që trajtohen ushtarakët me të drejta për sa i përket trajtimit me pension. Ushtarakëve iu mbanin 30-60 mijë lekë çdo muaj. Pas letrave e shkresave dërguar qeverisë që nuk ju përgjigj njeri, ushtarakët iu drejtuan gjykatës. Janë 4 mijë ushtarakë që kanë fituar ligjin dhe që iu është mbajtur padrejtësisht pensioni që prej 1999. Duhet të kthehen paratë, është një shkelje unike që ndodh vetëm te ne?, tha kreu i shoqatës së ushtarakëve, Aleksandër Mihaili.

I pyetur se cilat janë hapat e radhës që do të ndiqen nga kjo kategori, Mihali theksoi se çështja do të kalohet në Strasburg, ku edhe aty, sipas tij, pritet të ketë zvarritje për katër vjet