Parlamenti ka shtyrë këtë javë seancën plenare, e cila do të mblidhet të enjten tjetër, më 30 nëntor, dhe do jetë seanca e fundit për buxhetin. Pas debateve të forta për disa javë me radhë mes palëve politike, Kuvendi pritet të miratojë vetëm me votat e mzhorancës buxhetin për vitin 2018, pasi deputetët e opozitës deri më tani janë shprehur kundër këtij buxheti, duke e quajtur atë të krimit dhe drogës.
Në seancën e 30 nëntorit, mazhoranca pritet të shkarkojë kreun e KQZ, Klement Zguri. Burime i thanë Report Tv se në këtë seancë do të shpallet vakanca për kryetar KQZ dhe do hapet gara për kryetarin e ri të këtij institucioni.