Ora News - Dëbora mbulon Korçën, Kukësin dhe Dibrën, disa akse rrugore kalohen me zinxhirë

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në të gjithë rajonin e Korcës u regjistruan reshjet e para të deborës që në disa zona kanë arritur një trashësi deri në 30 centimetra

Ashtu siç ishte parashikuar temperaturat gjatë natës ranë nën zero duke u shoqëruar me reshje debore intensive.

Në qytet trashësia e deborës arriti 5 cm, kurse në fshtra të thella deri në 30 cm.

Bashkë me dëborën në rajonet juglindore u shfaqën edhe problemet e para në qarkullimin e mjeteve.

Problematika dhe vështirësi u hasën në akset Korcë-Erseke, Korcë-Qafë Thanë dhe Korcë-Prespë ku trashgësia e dëborës varion mbi 5 cm.

Sipas të dhënave nga autoriteti rrugor mësohet së probleme në qarkullimin e automjeteve janë regjistruar në aksin Korçe-Erseke në qafën e Qarrit kjo për shkak të trashësisë së bores por edhe si pasojë e punimeve në rrugë.

E njëjta situatë është shënuar edhe në segmentin rrugor të fshatit turistik të Voskopojës ku pas ndërhyrjes është normalizuar situata.

Për më shumë lexoni në: