Hap dyert pas rikonstruksionit Kopshti nr.60, Veliaj: Do vijojmë me investimet në zonat periferike

2018-05-09 6

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, kopshti nr. 60 në kryeqytet hapi dyert për të mirëpritur disa nga më të vegjlit e Njësisë 3. I rikonstruktuar dhe tërësisht modern, kopshti i ri, me mjedise të zgjeruara, do të ndikojë në uljen e ngarkesës në kopshtet e tjera përreth tij. Bashkia e Tiranës përfundoi rikonstruksionin e plotë të kopshtit, i cili priti 75 fëmijë të ndarë në 3 grupe, duke shërbyer edhe si kopsht me drekë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar dhe kryetari i Qarkut, Aldrin Dalipi, inspektoi përfundimin e punimeve për transformimin e kopshtit dhe ftoi prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre. ?Ky kopësht sjell një çlirim të fluksit për Njësinë 3. Dua të ftoj prindërit që janë të interesuar, të vrapojnë të regjistrohen dhe nga 1 janari do të kemi mundësinë që të ofrojmë edhe shtretërit që janë gati, edhe kuzhinën që është gati. Kopshti do të jetë një kopsht me drekë?, theksoi Veliaj.