Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është përuruar në Tuz, stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Duke e vlerësuar si modelin e vetëm në rajon, Gjiknuri tha se hapja e këtij stacioni është një sukses i përbashkët i palës shqiptare dhe malazeze.
Gjiknuri: Është një shembull i mirë që kjo pikë e përbashkët e përpunimit të mallrave dhe e regjimit doganor dhe policor duhet të jetë për të gjitha pikat që ka Shqipëria me Malin e Zi. Ajo çka më pëlqeu është sepse një funksionim shumë i mirë për të gjithë transportin hekurudhor që meriton më shumë vëmendje.
Teksa vizitoi ambientet e bredshme në pikën kufitare të Tuzit, ministri Gjiknuri e vuri theksin edhe tek nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes operatorit malazez Montecargo dhe atij shqiptar Hekurudha Shqiptare.
Për më shumë lexoni në: