Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka qenë në njësinë administrative të Komsisë në Burrel, ku mjekë dhe infermirët në uniformë të Forcave të Armatosura kanë asistuar stafin mjekësor. Xhaçka vizitoi Detashmentin e Mbështetjes Rajonale në Burrel, efektivët e të cilit përballojnë operacionet e kërkim ? shpëtimit dhe Emergjencat Civile për qarkun e Lezhës dhe për qarkun e Dibrës. ?Unë e them me shumë krenari që ne ofrojmë sot atë që askush tjetër nuk mund ta ofroj. Ne jemi ata, FA janë ata të cilët ndërhyjnë kur të gjithë të tjerët dorëzohen, kur të gjithë të tjerët ngrenë duart sepse nuk mund të bëjnë asgjë në kushtet kur Emergjencat Civile në kushtet e izolomit të motit, të disa qendrave të banuara, të cilat kanë nevojë për përkujdesin tonë edhe për gjithë angazhimin tonë për t?i adresuar. FA bëjnë atë që nuk e bën dot pushteti vendor, që nuk e bën dot pushteti qëndror dhe mesazhi që ne kemi është që do të jemi kurdoherë në krahë të qytetarëve në ditën e tyre më të vështirë?, tha Ministrja Xhaçka.