Avokati i Sotës Fatmir Brraka, 863 mijë eurot janë të Lefter Sotës, garanci për Kurum

2018-05-09 1

Avokati i biznesmenit Orest Sota ka deklaruar pas përfundimit të seancës te Krimet e Rënda se disponon të gjitha provat se 863 mijë eurot janë të Lefter Sotës, ndërsa do të paguheshin te KURUM për një sasi hekuri.
Fatmir Braka deklaron se ka prova të bisedës së Lefter Sotës me aksionerët e KURUM për pagesën që do të kryej, çka hedh poshtë sipas tij dëshminë e financierit. Dy personat me të cilët pretendon se ka folur Lefter Sota në telefon janë; Yusuf Kurum dhe Ahmet Kurum. Përsa i përket akuzave të prokurorisë që lidh shumën e parave me Saimir Tahirin, avokati i Sotës shprehet se nuk mbështetet në prova.

Free Traffic Exchange