http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ligji për vettingu në polici është në proces hartimi dhe shumë shpejt ai do të bëhet publik. Deklarata u bë nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili tha se sëbashku me draftin do të bëhet dhe analiza e veprimit.
?Gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti.?
Ministri u shpreh se nuk mund të flitet me shifra se sa efektivë të policisë do të preken nga vettingu ndërsa nuk komentoi vendimin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, e cila ka përjashtuar nga aksesi në të tilla informacione disa krerë te drejtorive te policive.
?E kam shumë të vështirë të them se sa nuk do plotësojnë ato kritere e standarde që do të caktohen për mos të qenë më pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit. Të bësh një Vetting të të gjithë atyre, kaq të gjerë me të gjitha këto kërkesa që ne kemi paraqitur është një tjetër gjë. Le t?ia lëmë kohës?, ?Duhet të pyesni DSIK-në. Është një proces që e bën DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë që vjen nga DSIK-ja.. DSIK-ja është një institucion që ka rregullat e veta, vepron mbi bazën e informacioneve që grumbullon, jo thjesht dhe vetëm nga Policia e Shtetit sigurisht, por nga një sërë agjencish të tjera dhe mbi bazën e atyre agjencive nxjerr konkluzione.?
Nga ana tjetër ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj konfirmoi përkthimin e dosjes Habilaj të mbërritur nga autoritetet Italiane. Gjonaj tha se dosja voluminoze kishte mbërritur në ministri para 10 ditësh.
?Sot, dosja e përkthyer do t?i niset Prokurorisë?
Organi akuzës kërkoi përkthimin e dosjes për të mbështetur provat për Nazer Seitin i konsideruar nga italianët si financieri i grupit të trafikut. Tashmë 1800 faqet e përkthyera do t?i bashkëngjiten dhe hetimit për Tahirin, i cili sipas krimeve të rënda është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.