Një grua nga Tirana ka telefonuar sot në emisionin ?Aldo Morning Show? nga ku ka kërkuar me ngulm nuse për djalin.
Liljana nga Vlora tha se djali i saj 29-vjeçar ka lënë pas një lidhje disavjeçare dhe tashmë nuk do që të krijojë një lidhje të re.
Por, nëna e tij këmbëngul dhe kërkon që të takojë mamatë e vajzave që janë të interesuara. Kushti i Liljanës është që vajza duhet të jetë nga jugu i Shqipërisë.
?Jam Liljana nga Vlora, jetoj në Tiranë. Unë kam një kërkesë. Kam 2 fëmijë, një vajzë të martuar dhe një djalë 29 vjeç të pamartuar. Djali ka patur një marrëdhënie dhe është ndarë dhe nuk do që të krijojë një lidhje të re. Ai ka dy vite që është ndarë. Ne i kemi blerë një shtëpi dhe jeton vetëm. Unë dua të takoj mamatë e vajzave që janë të interesuara, nuk dua të takoj vajza. Djali ka qenë i lidhur që 16 vjeç, që në vit të dytë gjimnaz, nuk e di pse u ndanë, ndoshta nga këto rrjetet sociale?, tha Liljana.