Ora News - Vetingu, ka oficerë policie që nuk do të kenë akses në dokumente sekrete

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sërë oficerësh policie nuk do të rrinë në punë që disponojnë, ose që operojnë me dokumente të klasifikuara. Emrat e tyre janë caktuar nga DSIK.

"Ne e marrim të mirëqenë që vjen nga DSIK-ja. Ne e marrim të mirëqenë atë që vjen nga DSIK-ja. Ky nuk është një detyrim për ta pezulluar, për ta larguar të paktën për momentin nëse, nuk e di se çfarë se si do të rezultojë kjo me faktorë të tjerë në kuadrin e Vettingu-t, por natyrisht nuk mund të rrinë në ato vende pune që disponojnë, ose që operojnë me dokumente të klasifikuara." deklaroi ministri Xhafaj në një prononcim për median paraditen e sotme pas aktivitetit ku u prezantua Projekt-strategjia e drejtësisë për të miturit

Aktualisht Vettingu është në procesin e hartimit të kuadrit ligjor dhe parashikohet përmbyllja brenda këtij viti

"Besoj se shumë shpejt ju do të njiheni me dokumentin dhe analizën dhe me planin e veprimet. Dhe gradualisht ne do të kalojmë tek aktet rregullatorë, me synimin me shpresën, së bashku me asistencën ndërkombëtare që kemi angazhuar për këtë proces, të mund ta përmbyllim brenda këtij viti" u shpreh Xhafaj.

Për më shumë lexoni në: