Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të jap sot masën e sigurisë për Orest Sotën të arrestuar me 863 mijë euro, Prokuroria ka kërkuar masën arrest me burg.
Biznesmeni 25- vjeçar, Orest Sota u arrestua më 1 nëntor në Elbasan, pasi nuk i ndaloi policisë dhe në makinë iu gjetën 836 mijë euro dhe 3 patenta, 2 patenta skafi të Saimir Tahirit dhe një patentë makine e gruas së Saimir Tahirit.
Orest Sota është shprehur se sasinë e parave e kishte për pagesën e një sasie hekuri.
Më herët edhe gjykata e Elbasanit ka dhënë ndaj tij arrest me burg, masë e cila është apeluar nga Sota në Gjykatën e Apelit në Durrës.