Report TV - Polici shoferit: je ne gjëndje të dehur, do arrestohesh

2018-05-09 5

TIRANE- Policia Rrugore e Tiranës vijon punën për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe brenda 24 orëve ka arrestuar 9 persona, ka pezulluar 18 leje drejtimi dhe ka vendosur 107 gjoba.
Sipas njoftimit të Policisë kontrollet janë bërë jo vetëm për shpejtësinë dhe alkoolin por edhe për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë motoçikleta pa patentë dhe pa kaska mbrojtëse.

Në pranga kanë rënë 5 drejtues motorçikletash pa leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër, gjithashtu janë bllokuar 7 mjete, për mos shlyerje të 3 deri në 5 gjobave.