Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjitha bizneset që mashtrojnë me pagat e punëtorëve, duke mos e deklaruar atë të plotë do të goditen fort nga forca e ligjit.
Në komunikimin javor në ?Facebook?, Edi Rama tha se janë identifikuar 42 mijë të punësuar që deklarohen nga kompanitë me pagë minimale, duke theksuar se kjo është e patolerueshme, madje është e dënueshme, shprehet kryeministri.
Rama: Janë identifikuar së fundimi 40% e të punësuarve në biznese të mëdha ose 42 mijë të punësuar të regjistruar të deklaruar me pagë minimale deri në 30 mijë lekë. Ndërkohë vetëm 7% e tyre ose rreth 8 mijë të punësuar deklarohen me pagën mbi 130 mijë lekë.
Deri në të punësuar si ekonomistë, inxhinierë, jurist llogaritarë etj që paguhen në fakt jo aq deklarohen nga bizneset si të punësuar me një pagë nën 30 mijë lekë në muaj. Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme në çdo pikëpamje, por edhe të dënueshme ligjerisht që në këtë mënyrë shkelin haptaz të drejtat e punonjësve, cënojnë rëndë të ardhmen e tyre duke u ngrënë padrejtësisht pensionin, shmangin detyrime ligjore ndaj shoqërisë dhe arkës së shtetit duke u bërë bisht pagesës për tatimin mbi fitimin për pensionin e për shëndetin e punonjësve. Qeveria nuk do ta tolerojë këtë situatë, ku megjithë formalizimin e konsiderueshëm që është arritur në 4 vitet e fundit gropa e detyrimeve mbetet ende e një madhësie të papranueshme për një vend që sybnojmë ta bëjmë shtet në kuptimin e plotë të fjalës.
Në Shqipëri puna duhet të paguhet denjësisht dhe sipas të gjitha përcaktimeve ligjore, nga të gjithë papërjashtim në 4 vitet e fundit Shqipëria mundi të ngjitet disa shkallë në rangun e rajonit ku deri 4 vite më parë ishte e fundit në radhë për rrogat e ulëta, të mesme dhe të larta.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-paralajmeron-bizneset-mos-mashtroni-me-pagat-e-punetoreve-do-ju-godasim-fort