Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në 6 muajt e parë të këtij viti, 4500 shqiptarë azilkërkues janë riatdhesuar. Pavarësisht se qendra gjermane e informacionet raporton për ulje të numrit të azilkërkuesve me 70.000 persona nga viti 2015 në 2016, sërish statistikat mbeten të larta nga shqiptarët që duan të largohen në Gjermani.
Dimak raporton gjithashtu se janë dhënë edhe 500 lejë në muaj, kryesisht për të rinj që zotërojnë një zanuar, por profesionistë si bluza të bardha që tashmë kanë marrë autorizimin e qëndrimit në Gjermani.
Duke e bërë të qartë se mundësit për azil janë 0, dhe rrugët e punësimit janë vetëm ato zyrtare për zanatet, Ambasadorja Susanne Schütz u tha shqiptarëve se me investimet shqipëria është një vend i sigurt.
Susanne Schütz: 24 mln euro ka investuar Gjermania dhe BE në reahbilitimin e rrugëve në rajonin e Kukësit dhe të Shkodrës. Përmes këtyre investimeve shkurtohet ndjeshëm distance fizike, nga zonat rurale drejt qytetit dhe fermerët shkojnë më lehtë në treg. Cilësia e jetës është ku ka rrugë dhe ujë që rrjedh lirshëm në rubinetat tuaja dhe ne sot përurojmë investime në këtë sektor.
Të njëjtin apel përcolli edhe kryetari i bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu.
Bashkim Shehu: Kukësi tashmë ka një plan të përgjithshëm vendor që është miratuar para 1 jave që është firmosur edhe nga kryeministri. Ju lutem rrini në vendet tuaja, investoni sepse nuk ka si vendi juaj.
Por realisht cfarë ofrojnë zona të tilla rurale? Novosej është një fshat në Kukës me rreth 4000 banorë. Qeveria Gjermane, BE dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit kanë investuar përmes një fondit 24 mln euro për infrastutkrën rrugore dhe ujësjellsinë duke i garantuar banorëve shkurtim të distancës së lidhjes me qytetit dhe sigurimin e uji të pijshëm.
Por në këtë fshat jetojnë të moshuarit, pasi të rinjtë kanë zgjedhur largimin nga zona e tyre në emër të një të ardhme më të mirë; përmes migrimit dhe emigrimit. Tenzile Noka jeton vetëm me bashkëshortin e saj pasi fëmijët i ka të gjithë emigrant. Shprehet e kënaqur për investimet, por thotë se janë të pamjaftueshëm në kohën kur zona izolohet dhe mungojnë ilaçet.
Ndërsa fermerët ankohen sepse nuk gjejnë treg për patatet e tyre, prodhimin më të njohur të Shishtavecit dhe Novoseje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/azilkerkuesit-dimak-4500-shqiptare-jane-kthyer-ne-6-muajt-e-pare-te-2017