Report TV - Lezhė, kati i dytė i njė apartamenti ėshtė shkrumbuar nga zjarri, asfiksohet 20 vjeçarja

2018-05-09 0

Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në lagjen ?Skënderbeg? të Lezhës. Zjarri ka shkrumbuar katin e dytë të apartamentit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.

Nga zjarri në banesë është asfiksuar një shtetase, e cila është dërguar në spital për shërbim mjekësor. Ndërkohë, banesa e djegur është në pronësi të shtetasit Baftjar Zyberi. Mësohet se zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Informacion paraprak
Me datë 19.11.2017, rreth orës 16:38 është marrë njoftim se në një pallat ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në lagjen "Skënderbeg" në qytetin e Lezhës, në katin e dytë të një pallati, në apartamentin e shtetasit B.Gj. ka rënë zjarr.
Në banesë nuk ka asnjë person. Zjarrfiksja ndodhet në vendngjarje dhe ka bërë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të marrjes flakë të apartamentit.

Free Traffic Exchange