Report TV - Prostitucioni/ Arrestimi i Renard Tatës pas përgjimeve disa mujore

2018-05-09 17

Zbardhen detaje për arrestimin e Renard Tatës, i etiketuar si i paprekshmi dhe i forti i Shkodrës. Arrestimi u bë në momentin që vajzat po shfrytëzoheshin për prostitucion. Report Tv mëson se grupi ishte prej disa muajsh në përgjim ambiental dhe telefonik.
Pas arrestimit të 7 personave ditën e djeshme, policia i ka marrë në pyetje, ndërsa ata kanë hedhur poshtë akuzat e ngritura për prostitucion. Ata kanë deklaruar se ishin duke qëndruar në lokal, por ?nuk po prisnim klientët për prostitucion?. Megjithatë, pavarësisht dëshmive, dosja është kopsitur nga prokuroria. Dje përveç Tatës u arrestuan edhe 6 persona të tjerë.

Rinard Tata, i njohur ndryshe edhe me emrin Frederik, nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Ai akuzohet si bashkautor i një vrasjeje të ndodhur me 14 janar 1999 në lagjen "Vojo Kushi", në Shkodër, ku ai së bashku me Behar Bajrin u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur e Osman Alibali, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç.

Përveç ndryshimit të emrit, ky person rezulton edhe me dy mbiemra, ku shfaqet njëherë me mbiemër Tata dhe njëherë me Tota. Vrasja e bujshme e dy vëllezërve ka qenë e pezulluar për moszbulim autori që më 30 nëntor të vitit 2000 por hetimet janë rihapur 5 vjet më vonë, pas gjetjes së provave që e implikonin atë në vrasje.

Free Traffic Exchange