Ora News - Basha: Ardhja e investitorëve e pamundur, koncesionet në duart e 10 klientëve të Ramës

2018-05-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar mision të pamundur që ambasadorët të sjellin investitorë të huaj në Shqipëri! Basha thekson se kryeministri e din shumë mirë këtë pasi është ai përgjegjësi për krijimin e një klime armiqësore për biznesin vendas dhe të huaj.

Basha: Kryeministri i pashpresë dhe i korruptuar deri në rrënjë, e di se në Shqipëri mund të investojnë apo marrin tendera vetëm ata që pranojnë të dorëzojnë kapar 30- 50% të fitimit tek ai, përmes sejmenëve të tij të kapur në përgjime.

Ambasadorët e kanë mision të pamundur sjelljen e investitorëve të huaj, sepse në 4 vitet e fundit raportet ndërkombëtare flasin vetëm për përkeqësimin e klimës së biznesit, për rritjen e taksave, për korrupsionin e përhapur në çdo nivel të qeverisjes"

Basha thotë se investitorët e huaj, do të vijnë në Shqipëri, kur vendi të ketë një qeveri që lufton krimin, hap vende pune dhe ju jep mundësi të gjithëve.

Basha: Por kjo nuk do të ndodhë për sa kohë vendin ta drejtojë kryeministri i kapur nga krimi dhe i zhytur në krim, që ktheu Shqipërinë në hambar droge dhe buxhetin e shqiptarëve në lavatriçe për Pastrimin e Parave të Pista. Gjatë qeverisjes tashmë të vdekur të Ramës, në Shqipëri nuk erdhi asnjë investim serioz i huaj. Po të mos ishin dy projektet e mëdha energjetike, gazsjellësi Trans Adriatik dhe Kaskada e Devollit, niveli i investimeve do të ishte në minimum historik, duke e kthyer vendin 15 vite prapa" .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-ardhja-e-investitoreve-e-pamundur-koncesionet-dhe-tenderat-ne-duart-e-10-klienteve-te-rames