Report TV - Majko: Ambasadorët të rrisin kontaktet me emigrantët

2018-05-09 0

Pandeli Majko është shpreh kritik për punën e ambasadorëve sa i përket lidhjeve me emigrantët dhe diapsorën. Ai kërkoi më tepër angazhim nga diplomatët dhe informacion për shqiptarët që jetojnë jashtë.

Ndërkaq, kryeministri Rama kërkoi organizim të diasporës, që deri më tani janë lënë në harresë. Në mbyllje të aktivitetit tre ditorë me ambasadorët për Diplomacinë Ekonomike ishin të pranishëm edhe kryeministri Rama dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.

Ky i fundit nuk u tregua aspak diplomatik teksa iu drejtua me nota kritike ambasadorëve, se ata nuk kanë as informacion se ku ndodhen emigrantët, apo aktiviteti i tyre.

?A keni një regjistër për organizatat e komunitetit shqiptar në vendet që mbulon ambasada juaj? Cilat janë aktivitetet që organizoni me komunitetin shqiptarë përveç ditës së flamurit kombëtar?

A i keni takuar ndonjëherë mësuesit e gjuhës shqipe në vendin ku ju punoni si ambasadorë? A e dini numrin e shtetasve shqiptar të burgosur në vendin ku zhvilloni aktivitetin diplomatik?? pyeti Majko.

?Kam marrë dhjetëra mesazhe dhe email nga organizata të ndryshme, të komuniteteve të shqiptarëve në botë. Asnjë prej tyre nuk kërkoj komunikim nëpërmjet ambasadës apo konsullatës, pa tejkaluar boshllëkun me migracionin shqiptar, nuk ka mundësi që si shtet të arrijmë standardin evropian.

Ne gënjejmë veten se mund të jemi të gatshëm për integrimin evropian, kur ne nuk dimë të flasim shqip me bashkëkombasit tanë që kanë shtetësi të vendeve perëndimore,?tregoj Majko.

Free Traffic Exchange