Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar nga Policia Rrugore e Tiranës. Me qëllim parandalimin e aksidenteve janë organizuar pika kontrolli të lëvizshme në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës, si dhe në akset rrugore të brendshme të qytetit.
Në qendër të vëmendjes kanë qenë drejtuesit e automjeteve nën efektin e alkoolit, tjekalimin e shpejtësisë, mospërdorimin e rripave të sigurimit si dhe përdorimi i celularit gjatë përdorimit të automjeteve, por edhe në rastet kur nuk respektohet sinjalistika e semfaforit.
Në 24 orët e fundit janë ndaluar 5 drejtues mjetesh që drejtonin automjetin në gjendje të dehur, ku njëri prej tyre si rezultat i drejtimit të automjetit në gjendje të dehur ka dalë nga rruga por pa pasoja.
Në deklaratën për mediat deklarohet se janë zbuluar 4 raste të garave të shpejtësisë, ndaj të cilëve janë marrë masa administrative. Po ashtu janë pezulluar 28 leje drejtimi, 10 prej të cilave për drejtim mjeti me shpejtësi tej normaleve të lejuara.
Gjithashtu janë vendosur 29 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 18 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Si rezultat i kontrolleve janë bllokuar 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/policia-kontrolle-me-drager-dhe-radar-4-raste-ku-makinat-benin-gare