http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Banka gjermane për zhvillim dhe BE kane financuar ndërtimin e rrugës Kukës-Shishtavec. Ky segment u shërben 5 fshatareve për te nxjerre ne treg prodhimet e tyre. Investimi tjetër i rëndësishëm ne këtë zone është ai i ujësjellësit qe ka mundësuar furnizimin e pandërprere.
Rruga e vjetër qe te çonte nga Kukësi deri ne Shishtavec, shkonte deri ne tre ore, për shkak te terrenit te vështirë. Por banoret e zonës tregojnë se ende nuk gjejnë dot treg për prodhimet e tyre.
Asllan Murataj ka përfituar nga projekti SARED dhe ka ngritur fermën e tij. I biri, Shabani ka mbjelle sherbele dhe vreshta. Projekti i bujqësisë i mbështetur financiarisht nga GIZ, i kane mundësuar atij një traktor për te punuar token.
Nje nga problematikat kryesore te bashkisë se Kukësit është riintegrimi i personave qe janë rikthyer nga azili. Për këtë arsye GIZ, ka pare te nevojshme ndërtimin e një qendre informimi për te drejtat sociale, migracionin, formimit profesional dhe karrierës.
Investimet gjermane nuk mbarojnë me kaq. Shkolla e mesme profesionale Kamëz është një projekt i financuar nga GIZ e Qeveria shqiptare. Ne klasa gjejmë te rinj te rikthyer nga Gjermania e Hollanda pas dështimit te përpjekjeve për azil.
Qeveria Gjermane po rindërton konviktet e qytet studenti nr 2, qe ndodhet tek Fakulteti i Inxhinierisë ne Tirane. Sipas nxënësve kushtet ekzistuese janë te papranueshme për një student.
Ky investim ka shkuar 6.2 milion euro dhe studentet do te kenë ne çdo kat një mensë.