Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar dy aksione të tjera të policisë në Shkodër në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. Në një postim në Twitter, ministri ka përshëndetur ndalimin e grupit të prostitucionit të drejtuar nga Reinard Tota.
Në zbatim të operacionit ?Balerina?, është sekuestruar gjithashtu dhe një hotel tre katesh si dhe pasuri të tjera. Ndërsa burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se hetimet ndaj këtij grupi vijojnë me zbulimin e pasurive të tjera, nëpërmjet verifikimit të llogarive në banka. Në sitë, mësohet se po kalojnë dhe familjarë të afërt me Totën.
Po ashtu puna hetimore vijon dhe për disa grupe të tjera të njohura në këtë qytet, ku veç zbulimit të aktivitetit kriminal po verifikohen të ardhurat financiare. Në këtë rast ekspertët hetojnë të ardhurat faktike të të dyshuarve dhe situatën reale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/xhafaj-goditem-nje-nga-tre-grupet-kriminale-ne-shkoder