Kryeministri Edi Rama kërkoi nga ambasadorët e Shqipërisë në botë të marrin një rol të ri për të ridemiensionuar diplomacinë ekonomike dhe nevojën që ka vendi për të thithur investime të huaja. Ndryshe nga takimi i muajit gusht ku nuk i kurseu kritikat për trupën diplomatike, kryeministri u shpreh optimist për nisjen e një faze të re në shërbimin e jashtëm.
?Çdo ambasador duhet të kuptojë rëndësinë e madhe të rolit të tij, dhe të ndihmojë për të dalë nga kjo fazë tranzicioni. Besoj që ne duhet të fokusohemi fort te turizmi, tek manifaktura, zhvillimi rural, industrive përpunuese ku kemi ende një boshllëk shumë të madh.?
Sipas kryeministrit një potencial i madh që duhet shfrytëzuar është edhe diaspora, për të cilën tashmë ka një ministri të posaçme.
?Shembull tipik I kësaj është rasti I Shqipërisë dhe Izraelit me ujin. Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë në Evrope dhe ka probleme, Izraeli s?ka asnjë pikë ujë dhe është vendi me sistemin më ekselent të ujësjellësit në botë. Çka tregon që aftësitë janë ato që në fund të fundit përcaktojnë edhe mundësinë reale të rritjes së një vendi në funksion të mirëqenies.?