E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (19 nentor 2017)

2018-05-09 4

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-11-sezoni-10/

Rovena ka ardhur në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan për t?i bërë një surprizë nënës së saj, zonjës Bukurie.

Rovena tregon edhe historinë e dhimbshme të jetës së saj, peripecitë që ka kaluar. Ajo është divorcuar nga bashkëshorti me të cilin ka dy fëmijë dhe u detyrua që për disa vite mos t?i takonte pasi nuk ja lejonte ish-burri.

Rovena: Prindërit me atë mentalitetin atëherë më gjetën një djalë dhe më fejuan. Unë nuk e doja këtë fejesë.

Ardit Gjebrea: E njihje djalin më përpara?

Rovena: Jo, fare! Nga momenti që unë e kam parë kemi qenë në një dhomë të dy. E para njëherë, nuk më pëlqeu propozimi i tij. A ke pasur tjetër? Domethënë nga momenti që unë hyra në dhomë, unë nuk e njihja, nëse ti ke pasur tjetër do kesh probleme me mua. Thashë jo. Dhe pranova sepse deshën prindërit. Më mori si pa pyetur prindërit e mi, ?më rrëmbeu?. Më çoi në shtëpi e tij. Prindërit u çuditën sepse ky nuk kishte thënë as te prindërit e tij asnjë gjë. Aty pranova dhe thashë, ok, po rri. Keqtrajtohesha në atë familje.

Ardit Gjebrea: Megjithatë bëre dy fëmijë.

Rovena: Po. Gjithmonë pa dëshirën time. Por, gjithsesi erdhi djali i madh në jetë. Aty kanë filluar konfliktet më shumë me ish-burrin, sa unë vija shprehesha tek prindërit e mi, thoja nuk shkoj mirë, edhe dhunë ka ngritur ai ndaj meje.

Ardit Gjebrea: Ushtruat dhunë dhe ju bëtë fëmijën e dytë?

Rovena: Tek fëmija i dytë unë i kam dhënë një shans sepse unë isha një vajzë që e doja familjen, më pëlqente familja. Përderisa ajo ndodhi si ndodhi, thashë po e pranoj.

Ardit Gjebrea: Kur vendose që të ndaheshe nga bashkëshorti?

Rovena: Kanë kaluar 10 vite.

Ardit Gjebrea: Me të ndejte rreth 7 vite?

Rovena: Po.

Ardit Gjebrea: Fëmijët kush i mbajti?

Rovena: Fëmijët ka qenë një histori e dimbshme sepse ne u larguam nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Greqi bashkë me të dhe me fëmijët. Vendosa të them që deri këtu, nuk mundem më me ty. Iku dhe u kthye dhe aty më gënjeu më mori fëmijët. Mi mori fëmijët dhe mi nxorri si për xhiro, mi çoi në një qytet tjetër të Greqisë. Mami im më ka dhënë shumë përkrahje, më thoshte mos u kthe. Edhe ai më lutej, më thoshte hajde këtu në qytetin tjetër, vazhdojmë këtu. Unë nuk pranova, kisha frikë dhe nuk shkova. Ky iku në Shqipëri. Kam qenë 4 vjet pa fëmijët. Shkoja fshehurazi në shkollë që t?i takoja. Pas 4 vitesh fëmijët ishin më të rritur. Më morën në telefon dhe më thanë ?mami ne duam të kthehemi tek ty?.

Megjithatë, jeta i buzëqeshi. Pasi ishte divorcuar, në Greqi njohu një gjerman i cili i kërkoi të martoheshin. Tani ata jetojnë të dy bashkë në Gjermani bashkë edhe më fëmijët e saj.

Rovena: Unë tani jetoj në Gjermani, kam njohur një...Në fakt nuk mendoja që të martohesha. Thoja do marrë fëmijët dhe do jetoj vetëm me fëmijët e mi. Sot unë jam e martuar me një të huaj gj...

Free Traffic Exchange