Humb jetën shqiptari nga përmbytjet në Greqi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Petro Koleci 29-vjeçari nga Saranda është gjetur i vdekur pas disa ditësh kërkimesh nga autoritetet greke. Ai ishte shpallur i humbur 4 ditë më parë në zonën e Thivës ndërsa ishte nisur për në punë, por trupi u gjet mes disa kallamishteve në Elefsina.



Kërkimet intensive për gjetjen e të riut filluan pasi makina e tij, sipas dëshmive ishte gjetur e gjitha e copëtuar. Pranë automjetit u gjet edhe portofoli si dhe sendet e 29-vjeçarit.




Tragjedia e shkaktuar nga përmbytja vdekjeprurëse në Atikën perëndimore pranë kryeqytetit grek duket se nuk ka përfunduar ende pasi vazhdojnë kërkimet edhe për 3 të humbur ndërsa numri i viktimave ka arritur në 19.



Shiu ka pushuar në Mandra, por situata është kaotike. Më shumë se 2.000 familje gjenden në kushte të vështira, në qiell të hapur dhe pothuajse pa asnjë ndihmë nga shteti. Tragjedia ka goditur rreth 30 familje emigrantësh shqiptarë, të cilët ?përveçse kanë humbur çdo gjë, ? tashmë përballen me shumë vështirësi për të mbijetuar. Shumë prej tyre që jetojnë me qira kanë humbur dokumentacionin dhe vështirësohet marrja e ndihmave nga shteti.