E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (19 nentor 2017)

2018-05-09 6

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-11-sezoni-10/

Nazire, është një vajzë 19-vjeçare nga Kavaja e cila studion për juridik në Universitetin e Durrësit. Ajo i është drejtuar rubrikës ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? në Tv Klan për të bindur babain e saj që të kurojë semundjen e diabetit.

I ati i saj është mësues dhe prej katër vitesh kanë zbuluar se vuan nga sheqeri i lartë në gjak, por refuzon që të mjekohet.

Vajza: Historia ime është sepse kam ardhur për shokun tim më të mirë këtu, për atë që më ka mësuar dhe abetaren, mbështetësin tim më të mirë, babi im është. Historia e tij është që ka qenë mirë deri në kohën që unë mbusha 16-17 vjeç që nuk i kuptoja dhe shumë mirë gjërat, por rastis që vjen dhe xhaxhai im, se ne në fakt jemi familje e madhe. Kemi dy motra, dy vëllezër dhe unë jam më e vogla. Vjen xhaxhai nga Italia dhe ai vuan nga një sëmundje, sëmundja e diabetit.

Ardit Gjebrea: Kush vuan nga diabeti?

Vajza: Xhaxhai im. Në bisedë e sipër në shtëpinë tonë ai po tregonte për efektet anësore të sëmundjes sepse do kurim dhe ai ka shumë vite që kurohet dhe babi im i thotë që shiko se kam dhe unë të tilla efekte, dhimbje koke, këto të diabetit. E masim njëherë i thotë xhaxhi. Po patjetër. Dhe rezultoi që sasia e sheqerit në gjak ishte shumë e lartë. Edhe pasi mësoi historinë, gjëja e keqe ishte sepse babi im nuk u interesua më, thjesht vazhdoi rutinën, vazhdoi jetën e përditshme pa marrë parasysh se efektet e asaj sëmundje do ishin më të mëdha në të ardhmen. Në rregull, të gjithë familja insistonim vazhdimisht që shiko se duhet të vizitohesh.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka kaluar që nga ky moment?

Vajza: Katër vite të plota. Para një viti, vëllai im e merr babin dhe mamin me pretekstin për pushime në Itali. Por në fakt ai donte që të bënte kontrollet e domosdoshme. Shkon në Itali për më shumë se 3 javë dhe edhe pse insistimi i vëllait ishte shumë i madh, ai prapë nuk pranon. Kthehet, jeta vazhdon, ai vazhdon punën. Babi im është mësues, matematik-fizikë jep në shkollën ?Bagot? të qytetit tonë në 9-vjeçare. Vazhdon punën dhe në fakt këto efektet vazhdonin dhe më tej shtoheshin, jo dhimbje të forta, pakujdesia bënte të vetën sepse kur isha unë në shtëpi kujdesesha shumë për të se duke u rritur e kuptoja. Klikoja dhe në internet, merrja të dhëna për këtë sëmundje dhe i thoja që kujdesu, mos ha këtë, mos ha yndyrna. Ai e gjente gjithmonë mënyrën dhe kohën për ta bërë. Kur ishte në shkollë hante gjithmonë ushqime që janë të dëmshme.

Ardit Gjebrea: Cili ishte reagimi i babit?

Vajza: I thoja ?babi shiko sepse ti duhet të kujdesesh, ti e di se sa i rëndësishëm je për ne dhe mos ha të tilla gjëra?. ?Nuk më gjen gjë, unë jam kockë e fortë?, thotë ai gjithmonë. Por në fakt shëndeti është shumë i rëndësishëm dhe të mund në çfarëdo lloj rasti sado që e ndjen veten mirë ti, ai përbrenda vazhdon dhe aktivizohet çdo ditë ...

Free Traffic Exchange