Report TV - Xhafaj: Në Shkodër 3 grupe kriminale, 1 u shkatërrua

2018-05-09 1

Në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit? dje në Shkodër u godit një grup prostitucioni, ndërsa në pranga u vendosën 7 persona. Por Ministri i Brendshëm në një status në Twitter deklaron se në qytetin verior janë edhe dy grupe të tjera të identifikuara, që do të goditen.
?Tjetër ndëshkim në kuadrin e Operacionit ?Forca e Ligjit?: një nga 3 grupet kriminale të identifikuara në qarkun Shkodër. Përkushtim&profesionalizëm, sukses i merituar i policisë Shkodër&Forcave operacionale. Bashkëpunim efikas me prokuroren e çështjes. Përgëzime te gjithëve!FLM!? deklaroi Fatmir Xhafaj.

Operacioni ka nisur prej disa ditësh, ndërsa priten goditje në të gjitha qarqet e vendit për të vendosur para drejtësisë personat që janë në listën e zezë të policisë së shtetit.