ELBASAN-Grabitet teatri ?Skampa?. Report Tv mëson se gjatë natës persona të paidentifikuar kanë thyer derën e pasme duke grabitur një shumë të konsiderueshme parash që gjendej në kasafortë.
Sipas burimeve, shuma e grabitur është rreth 4 mijë euro, por financierja e institucionit deklaron se nuk ishin të teatrit, por të asaj. Ajo është shprehur në polici se shumën ia kishte dërguar ditën e djeshme i vëllai nga Gjermania, ndërsa i kishte lënë në kasafortë për siguri.
Policia sapo është informuar nga punonjësit e teatrit për grabitjen ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë teatrit për të identifikuar autorët.