Report TV - Tokat në Spille, si i zbuloi Aldrin Dalip vjedhjen e pyllit

2018-05-09 1

Hetimi i prokurorisë së Kavajës që zbuloi 36 hektarë tokë shtetërore e cila është vjedhur nëpërmjet dokumentave falso nga zyrtarë dhe ish-funksionarë të Shtetit,është ndihmuar dhe nga një kallëzim i bërë nga Krytari i Këshillit Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi.Dalipi zbuloi se në emër të tij ishin firmosur dhe vulosur dy dokumente dhe e kallëzoi rastin në Prokurori në nëntor 2016. Verifikimet dhe më pas ekspertiza e prokurorisë, zbuluan se vula dhe firma e përdorur ishin false, ndërkohë që nuk kishte ekzistuar asnjë korrespondencë e mëparshme mes ZVRPP-së së Kavajës dhe Këshillit të Qarkut në Tiranë për këtë çështje.

?Shqiptarja.com? zbardh sot të plotë kallëzimin që Dalipi ka depozituar fillimisht në prokurorinë e Tiranës dhe më pas ky kallëzim in është bashkuar hetimit që prokurorët e Kavajës kishin nisur për vjedhjen e tokës shtetërore në plazhin e Spillesë. Ndërkohë prokurorët paralajmërojnë se për këtë çështje në ditët në vijim do nisin një hetim për ?Pastrim të produkteve të veprës penale?. Dalipi ka qënë zyrtari i vetëm që ka kallëzuar këtë skandal me trojet në Spille,skandal i cili pak ditë më parë u materializua nga policia dhe prokuroria e Kavajës me arrestimin e 11 personave, me të cilëve ish-zyrtarë dhe funksionarë të hipotekës, komunës Kryevidh dhe prefekturës Tiranë.
Kallëzimi i Aldrin Dalipit
Pranë institucionit të Këshillit të Qarkut Tiranë në datën 7 nëntor 2016 ka ardhur shkresa me nr. 7152 prot me lëndën ?Kërkesë për konfirmim? nga zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë në të cilën kërkohet konfirmimi i institucionit të Këshillit të Qarkut për ndryshimin të zërit kadastral tëg disa parcelave nga tokë ?Pa frut?, ?Pa frut Ranishte?, ?Pyll-Kullotë? në tokë ?Arë?.