Ora News - Diplomacia ekonomike, Rama: Investimet e huaja kërkojnë koordinimi të institucioneve

2018-05-09 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të programit Diplomacia Ekonomike, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me ambasadorët shqiptarë në botë. Para diplomatëve kryeministri e vuri theksin tek rritja e investimeve të huaja, që kërkon sipas tij një nivel koordinimi që institucionet shqiptare nuk e kanë pasur më parë, por sipas tij pa të cilin është e pamundur të hartohet një program suksesi në këtë drejtim. Rama tha se turizmi por dhe shume potenciale të tjera ekonomike duhet të paraqiten para biznesit të huaj.

I ftuar në konferencën për ridimensionimin e diplomacisë ekonomike, Kryeministri Edi Rama, tha se ç?do ambasador duhet të kuptoj rëndësinë e madhe të rolit të tij, për përmirësimin e imazhit të vendit por dhe për thithjen e investitorëve. Rritja e investimeve të huaja, tha Rama kërkon një nivel koordinimi që institucionet shqiptare nuk e kanë pasur.

Rama: Ne kemi sot një bazë të rëndësishme që të mund të komunikojmë me fakte në dorë me të gjithë ata që janë të interesuar apo për të nxitur interesin e të tjerëve në lidhje me potencialet dhe me oportunitetet që ofron vendi ynë.

Kryeministri tha se turizmi është fusha ku duhet të fokusohet më shumë diplomacia ekonomike.

Rama: Ka një rritje të interesit për investimet në turizëm pa diskutim edhe në sektorin e energjisë apo të naftës, çka ka ndodhur edhe më parë për hir të së vërtetës.

Qeveria ka një plan konkret për diasporën tha kryeministri, ndërsa e vlerësoi një burim të pa shfrytëzuar për kapacitet intelektuale por edhe ekonomike.

Rama: Ne kemi një plan konkret për të zhvilluar marrëdhëniet me diasporën që është një burim i pashfrytëzuar qoftë për sa i përket përfshirjes në jetën ekonomike të vendit, qoftë për sa i përket në kapaciteteve të jashtëzakonshme që ajo ka, kapaciteteve akademike dhe intelektuale.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/diplomacia-ekonomike-rama-investimet-e-huaja-kerkojne-koordinimi-te-institucioneve

Free Traffic Exchange