Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eshtra njeriu janë zbuluar gjatë gërmimeve në kanalizimet e qendrës shëndetësore të fshatit Koritë rreth 60 km larg qytetit të Korçës.
Kanë qenë punonjësit e bashkisë Maliq të cilët pasi po ndërhynin në defektin e tubacioneve kanë konstatuar eshtra dhe më pas kanë lajmëruar blutë e qytetit e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Banorët thonë se më parë godina ka qenë banesë ndërsa vitet e fundit është kthyer në qendër shëndetësore.
Pak vite më parë në të njëjtën zonë është gjetur edhe një kafkë njeriu.
Banorë: Edhe më përpara gjetën një kafkë.
Bashkia e Maliqit nuk ka pranuar të jap asnjë detaj rreth ngjarjes ndërsa policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e fakteve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/maliq-punetoret-gjejne-eshtra-njeriu-ne-kanalin-e-qendres-shendetesore