Report TV - Bashkia e Tiranës 2.5 mln euro për zëvendësimin e palmave në autostradë me pisha të buta

2018-05-09 5

Një pjesë e autostradës Tiranë-Durrës pritet të ?vishet? së shpejti me pisha. Bashkia e Tiranës do të zëvendësojë deri në fund të këtij viti palmat me pisha nga mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit. Shqiptarja.com ka siguruar relacionin për ndryshimet dhe rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e bashkisë së kryeqytetit për vitin 2017.
?Gjatë periudhës që sapo kaloi me thatësirë të pazakonte, bimësia dekorative (palmat e mbjella) nuk u përshtatën me kushtet klimatiko-tokësore të Tiranës, kësisoj nuk i mbijetuan zhvillimit të ciklit të tyre jetësor?, thuhet në relacion.Projekti ?Furnizim dhe vendosje drurë dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar do t?i kushtojë bashkisë 333.8 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro.

Nga të dyja anët e autostradës do të mbillen pisha të buta, të cilat janë të përshtatshme me mjedisin dhe do të ndikojnë në uljen e zhurmave.