Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy përkujtime në një ditë bashkuan në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës, personalitete, njerëz të letrave, politikanë dhe banorë të zonës, në edicionin e 13-të të takimeve kulturore ?Ditët e Mjedës?.
Sivjet përkoi që 151 vjetori i ditës së lindjes të poetit Ndre Mjeda, të shënonte edhe 100 vjetorin e botimit ?Juvenilia?, në 1917-ën në Vjenë, e njohur si kryevepra letrare e Mjedës.
Mjeda ishte modeli i atdhedashurisë dhe intelektualit që rrezaton dituri ndër breza, thanë në fjalën e tyre Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe numri dy i qeverisë Senida Mesi.
Studiues të ardhur nga Shqipëria, Kosova e Mali i Zi folën mbi figurën e Ndre Mjedës, si dhe veprat që ai la pas, duke i cilësuar si një gur i çmuar në letersinë shqipe.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ditet-e-mjedes-poeti-mbledh-ne-kukel-njerez-te-letrave-e-politikane