Kontrolle sistemit të ngrohjes, grupet e punës nisin inspektimin e institucioneve arsimore

2018-05-09 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas asfiksimit të 60 nxënësve në gjimnazin e Shupenzës në Bulqizë, në të gjithë vendin ka nisur kontrolli i sistemit të ngrohjes në shkolla.

Ministrja e Arsimit, Nikolla ka firmosur një urdhër ku kërkohet monitorimi i plotë dhe evidentimi i problemeve të mundshme. Nga të dhënat e prefekturës së Korcës, nga inspektimi i institucionave arsimore në këtë qytet nuk janë evidentuar probleme, ndërsa vazhdon kontrolli në të 11 qarqet e tjera.

Korca ka 24 shkolla me ngrohje qëndrore, ndërsa pjesa tjetër me lëndë drusorë, të cilat sipas kreut të drejtorisë Arsimore të Korcës, kontrollohen në mënyrë periodike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kontrolle-sistemit-te-ngrohjes-grupet-e-punes-nisin-inspektimin-e-institucioneve-arsimore