Report TV - Polici e ndalon të dehur në timon, shoferja: Seriozisht e ke ti?

2018-05-09 0

5 të arrestuar dhe me shumë se 100 gjoba. Është ky rezultati i kontrolleve të policisë Rrugore në Tiranë. Brenda 12 orëve Policia ka vënë në pranga 4 shoferë që drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe 1 tjetër që nuk kishte leje drejtimi.

31 leje drejtimi janë pezulluar për ata që ecnin me shpejtësi dhe që drejtonin mjetin në gjendje të dehur. 41 gjoba janë vendosur për shoferë që nuk përdorin rripin e sigurimit, si dhe 18 masa administrative për ata që flasin në celularë.

Gjithashtu dhjetëra gjoba të tjera janë vendosur për shkelje semafori, apo për mosrespektim të Kodit Rrugore, për sa i përket kaskave mbrojtëse, apo pajsjeve fiksuese për fëmijët. Gjobave nuk i kanë shpëtuar as 6 shoferë që s?kanë paguar debinë, apo ata që lëvizin me xhama të errët.
Ka dhe nga ata shofere që habiten nga arrestimi i Policisë për shkak se ka qenë e dehur, siç është rasti i një vajze.

Teksa polici i bën testin e alkoolit, ajo rezultoi se ishte në timon në gjendje te dehur, e për këtë arsye polici i thotë se duhet ta shoqërojë në komisariat. Kjo gjë i ka shkaktuar habi vajzës.

Polici: Testi i parë me 0.63 mg/l, Testi i dytë me 0.63 mg/l. Je në gjendje të dehur. Do shoqërohesh në komisariat. Do presim sa të vijë fatura të shoqërohesh në komisariat.

Vajza: Serjozisht e ke?!

Free Traffic Exchange