Rikthehen arrestimet per vjedhjen e energjise

2018-05-09 3

Rikthehen arrestimet për vjedhjen e energjisë elektrike. Prej disa ditësh, 5 grupe të Task Forcës për vjedhjen e energjisë bashkë me Policinë e Shtetit kanë nisur kontrollet intensive në qytetin e Durrësit. Deri tani janë arrestuar 6 persona, të gjithë banorë në Durrës, ku mes tyre janë edhe dy gra. Kompania e shpërndarjes së energjisë njofton se kontrollet kanë vazhduar edhe gjatë natës, ku po ashtu janë konstatuar dy raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat po ashtu kanë pëfunduar në polici.

OSHEE njofton se vjedhja e energjisë është vepër penale dhe nuk do të bëjë përjashtim për asnjë rast ku ky mall vidhet dhe dëmton kompaninë. Për të gjithë abonentët të cilët janë në pamundësi për të paguar energjinë, apo broxhet që kanë ndaj OSHEE-së, kompania bën thirrje që të shkojnë në zyrat e kujdesit ndaj klientit dhe të arrijnë aktmarrëveshje në mënyrë që të paguajnë me këste.

Burime pranë kompanisë bëjnë me dije se kontrollet janë duke u zhvilluar në të gjithë qytetet të cilat kanë nurmin më të lartë të abonentëve debitorë, të cilëve iu është ndërprerë energjia, por që nuk kanë arritur një marrëveshje për ta paguar atë sipas kontratave favorizuese.

Tv Klan