Task-Forca, identifikimi i pasurive të grupeve kriminale, fillon krijimi i Data Base-ve

2018-05-09 1

Task-Forca e ngritur nga Ministria e Brendshme tashmë ka filluar punën për arrestimin e grupeve kriminale dhe sekuestrimin e pasurive të tyre. E paralajmëruar nga Ministri Fatmir Xhafaj, Task-Forca ka nisur të krijojë një Data Base për grupet kriminale.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë për Report Tv se kjo Data Base përfshin aktivitetin e grupeve kriminale, pasuritë e tyre dhe lidhjet që kanë me persona të tjerë. Informacioni për grupet kriminale do të mblidhet në terren nga Policia dhe më pas do i përcillet Task-Forcës.

Gjithashtu do të identifikohen të gjitha pasuritë që këto grupe dyshohet se i kanë në emrat e të afërmve të tyre apo miqve. Pas krijimit të Data Base do të ketë të dhëna të mjaftueshme për grupet kriminale, që operacioni ?Forca e Ligjit? të veprojë më pas duke i arrestuar dhe duke sekuestruar pasuritë e krijuara nga trafiku i drogës, apo vepra të tjera kriminale.

Free Traffic Exchange