Rreth 60 nxënës të shkollës së mesme ?Rifat Manjani? në Shupenzë të Bulqizës, u afiksuan ditën e djeshme nga tymi i shkaktuar nga kaldaja e cila do përdorej për ngrohje.
Një ditë pas kësaj ngjarje, situata shëndetësore e nxënësve është jashtë rrezikut për jetën dhe ata kanë lënë spitalin. Vetëm një nxënës ndodhet ende në spital në kujdesin intensiv të mjekëve. Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi u shpreh këtë të shtunë në një lidhje telefonike për Report Tv po punohet për gjetjen e përgjegjësve të kësaj ngjarje.
?Morëm masa për problemin te kaldaja dhe pasi kemi bërë inspektimet e duhura, kaldaja ndodhet brenda parametrave teknikë. Po merrem organet e hetimit, prokuroria dhe policia për të nxjerrë përgjegjësit e kësaj ngjarje. Përveç një nxënësi i cili ndodhet ende në spital, të gjithë të lënduarit e tjerë kanë dalë dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Nxënësit nuk do kenë probleme shëndetësore nga asfiksia?, tha ai.